A ndihesh e pasigurt ne lidhjen tende?
A keni pyetje?
Deshironi te flisni me dike?
Ekziston dikush që të dëgjon.

Mos qendroni vetem me veshtiresite tuaja. Nje person i besueshem mund t’ju ndihmoj per te gjetur nje zgjidhje se bashku.
Per me shume informacion mund te telefononi ne menyre anonime nje person te besueshem ne gjuhen tende.

Cfare mund te ndodhi?

  • Partneri juaj ju kontrollon se cfare beni, kontrollon veshjen tuaj , telefonin, mediat sociale, kontaktet tuaja…
  • Nuk mund te shikoni ose flisni me familjen ose shoqerine tuaj kur ju doni…Ndihesh komplet vetem.
  • Nuk mund te dilni ose ktheheni ne shtepi kur ju deshironi.
  • Ti nuk mund te punosh, te ndjekesh kurse gjuhe ose nje trajnim/shkolle.
  • Askush nuk te ndegjon dhe nuk mund te vendosesh per gjerat qe kane te bejne me ty ose me femijet e tu.
  • Partneri te thote qe do te te marrin dokumentat e qendrimit ose femijet.
  • Nuk mund te perdorësh kartën e bankës ose leket sic ti deshiron.
  • Nuk mund te kesh lidhje me personat qe ti deshiron.
  • Ti keqtrajtohesh fizikisht.
  • Ty te detyrojne te besh seks.
  • Te prekin ne menyre te padeshirushme dhe nuk dini ke te kontaktoni.
  • Nuk mund te perdoresh kotraceptive.
  • Ndihesh e lenduar.
  • Nuk ke me vetebesim..
  • Ndihesh e poshteruar.
  • Te mbyllin ose te mbajne brenda.
  • (..)

Keto jane disa shembuj te dhunes fizike, seksuale, financiare, psiqike dhe emocionale. Ti ke shpesh ankth dhe shendeti juaj dhe i femijeve tuaj afektohen nga keto gjera. Ti ke nevoje per dike qe ju degjon.

Ju mund te permiresoni ne menyra te ndryshme situaten tuaj:

  • Mund te kerkoni informacion, mund te telefononi dike, ose mund te shkoni diku,...
  • Keni te drejten te kerkoni ndihmen qe ju perket edhe kur ti deshiron.
  • Askush nuk mund t’ju detyroj per te marre vendime te padeshirueshme.

Ka njerez qe ju mund t’ju degjojn ose mbeshtesin, edhe te kerkojne bashke me ju per zgjidhje ose ndihme. Ju mund te kontaktoni ne menyre anonime.

Edhe per pyetje ne lidhje me femijet tuaj, mund te kontaktoni ne kete numer. Keni gjithmone te drejte te vazhdoni te takoni femijet e tu, askush nuk mund te jua mohoj.

Ju deshironi te dini se cfare mund te beni

Per te mare nje vendim rreth situates tuaj, eshte e rendesishme te dini te gjitha opsionet dhe te drejtat tuaja. Nje person i besueshem mund te japi informacion nepermjet telefonit, ne menyre anonime dhe pa detyrim, rreth te gjitha opsioneve dhe zgjidhjeve te mundshme.

Edhe ju vete mund te kerkoni informacion. Sherbimet dhe informacionet ne Shqip mund ti gjeni ketu posht.

Cfare mund te beni?

Ku mund te shkoni?

Nje person i besueshem ne gjuhen tuaj

Mos hezitoni te kontaktoni ne menyre anonime me nje person te besueshem ne gjuhen tuaj. Nuk jeni vetem, eshte dikush qe ju degjon.

Per ndihme sociale dhe informacion te pergjithshem

Telefononi 1712 ose dergoni nje email ne qofte se keni pyetje rreth dhunes. Numri 1712 eshte falas dhe nuk permendet ne fature. Mund te gjeni me shume informacion ne www.1712.be. Ju mund te kontaktoni keter numer 0800 30 030 (ne gjuhen Franceze) ose klikoni kete faqe interneti www.ecouteviolencesconjugales.be

Telefoni, dergoni nje email ose vizitoni nje nga qendrat e mireqenies se pergjithshme (CAW). Kjo qender degjon historine tuaj dhe shikon bashke me ju se si ata mund t’ju ndihmojne me tej. = Për pyetje rreth ndihmës, mbështetjes psikosociale, këshilla ligjore, etj. mund te kontaktoni kete numër 0800 30 030 (ne gjuhen Franceze) ose klikoni kete faqe interneti www.ecouteviolencesconjugales.be/ ose kontaktoni numrin 0800 30 030 (ne gjuhen Franceze)

Qendra Publike per Mireqenie Sociale (OCMW) Cdo komunitet ose qytet ka nje qender publike per mireqenie sociale qe ofron sherbime te ndryshme. Nese deshironi ndihme sociale, ju mund te shkoni ne OCMW-ne e komunes tuaj. Mund te gjeni me shum informacion ne www.belgium.be/nl/familie/sociale_steun/ocmw

Per listen e organizatave sociale ne vendin ku jenoni, ju mund te shikoni kete faqe interneti: www.desocialekaart.be

Per strehim

Te dhenat e shtëpive të ndryshme të strehimit mund ti merrni ne numrin 1712, nga e hena deri te premten nga ora 9 deri ne 17:00. Ose nepermjet qendres CAW. Mund te gjeni me shume informacion newww.caw.be ose ne faqen www.ecouteviolencesconjugales.be\maisons.php ose kontaktoni numrin 0800 30 030 (ne gjuhen Franceze)

Informacion ligjor

Për këshilla ligjore dhe asistencë ligjore mund të kontaktoni nje avokat. Keshilla e pare eshte gjithmone falas. Ne qofte se ju nuk mund te pagoni kete asistence ligjore, atëherë ju keni të drejtë për një avokat pa pagese. Me shume informacion rreth asistences ligjore dhe avokateve mund ti gjeni ne:

Informacion rreth statusit tuaj te qendrimit

Viktimat e dhunës familiare duhet të mbrohen, edhe nëse janë në Belgjikë në kuadër të bashkimit familjar. Kontrolloni cilat hapa ju ose avokati juaj i imigracionit mund te marri për t'ju mbrojtur dhe cilat janë pasojat për statusin tuaj të qëndrimit në Belgjikë. Më shumë informacion mund të gjeni ne: www.cire.be. Kontaktoni: +32 (0)2 629 77 10

Per me shume informacion rreth avokateve, dokumentave te qendrimit, te drejtat e te huajve dhe te drejtat familjare internacionale (p.sh. kur ju ose partneri juaj ka nje pashaport te huaj ose nuk ka nje vize definitive qendrimi) shkoni ne kete faqe interneti: www.integratie-inburgering.be/juridische-dienstverlening ose kontaktoni sherbimin telefonik ne 02 205 00 55. Me shum informacion mund te gjeni ne www.agii.be/thema/vreemdelingenrecht-internationaal-privaatrecht ose ne www.progresslaw.net

Policia dhe ndihme mjekesore

Ne rast dhune shkoni te doktori ose ne spital për, beni konfirmime mjekësore dhe kërkoni nga mjeku juaj që te ruaj kete informacion. Mjeku juaj ka udhëzime specifike per te ndihmuar viktimat e dhunës familiare.. Me shume informacion per sherbimet e policise ne zonen tuaj mund te gjeni ne kete site interneti:

More information about your local police zone can be found on www.politie.be

Nëse keni nevojë për ndihmë urgjente në një situatë kërcënuese për jetën tuaj, telefonini policinë në numrin 101. Policia është e detyruar t\'ju ndihmojë. Nëse keni nevojë për ndihme urgjente mjekësore, telefononi menjëherë numerin 112 të urgjencës..

Për informacione të përgjithshme

Informacion rreth dhunes familiare:

Dhuna bashkeshortore eshte e denueshme

Dhuna bashkeshortore eshte e denueshme. Nëse dëshironi të parashtroni (më vonë) një ankesë në polici, ja disa keshilla:

  • Sillni certifikatat e shënimeve mjekësore nga mjeku ose spitali.
  • Merrni fotokopjet ose fotot e të gjitha dokumenteve mbështetëse që keni: certifikatat (p.sh. nga mjeku), letrat, fotografitë, etj. Ruajini origjinalet me kujdes ose pyesni mjekun tuaj për të mbajtur origjinalet për ju.
  • Lexoni me kujdes deklaratën tuaj para se ta nënshkruani atë. Merrni kohën tuaj për këtë dhe nëse ka një pasazh që nuk ju pelqen ose esht i paqarte, korigjoheni.
  • Kërkoni një kopje të deklaratës tuaj, numrin e procesit verbal dhe emrin e personit që ka regjistruar ankesën. Mbledhja e këtyre të dhënave mund të përdoret edhe me vonë nëse vendosni të parashtroni një ankesë, të divorcoheni ose të jetoni vetem.

Nëse dëshironi të gjeni një strehim të sigurt:

  • Mos harroni te pergatisni te gjitha dokumentet e rëndësishme (për veten dhe fëmijët tuaj): kartat e identitetit, numri i fëmijëve, në qoftë se ju jeni të martuar: certifikatë martese dhe një kopje të kontratës së martesës, nëse jetoni bashke: faturat nga gjërat që ju perkasin juve ose të dy prej jush si çift (faturat, deklaratat e llogarise), certifikatat mjekësore të dhunes.
  • Nëse është e mundur: kurseni disa leke për të marrë nje shtepi me qera ose për të paguar transportin per te shkuar tek miqtë / të njohurit. Lajmëroni ardhjen tuaj paraprakisht. Vendosni canta të vogla të rrobave dhe sendeve tek nje komshi ose nje i afërm i juaj te cilin e besoni në rast se duhet të largoheni urgjentisht
  • Organizoni sendet personale me vlere (emocionale), bizhuteri...ne menyre qe te jene gati.
  • Vendosni canta të vogla të rrobave dhe sendeve tek nje komshi ose nje i afërm i juaj te cilin e besoni në rast se duhet të largoheni urgjentisht.
  • Nëse keni një makine personale: vendosni materiale brenda që mund të përdorni për t\'u ndjerë isigurt.
  • Në rastin e një divorci, bëni fotografi të dhomave të shtëpisë, mobiljeve ...
  • Kur të largoheni: regjistrohuni kundër çdo prokurori nga partneri juaj në llogaritë tuaja bankare.
  • Kërkoni postes të përcjellin letrat tuaja ose kërkoni që letrat tuaja të ruhen tek Posta. Posta nuk mund të japi informacion rreth adreses tuaj te re.

Per me shumë informacion klikoni: www.vzwzijn.be/upload/docs/ZIJN_folder2_slachtoffervanpartnergeweld.pdf